Sekuestrimi nga SPAK i hotelit në Vuno, Berisha: Ndërtuar në truall publik, në kufi me pronën që pretendon Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët është ndalur tek hoteli i famshëm “Zig Zag”, i cili u sekuestrua nga SPAK. Sipas Sali Berishës, prona ku u ndërtua ky hotel është tokë publike dhe jo private. Teksa bëri publike një hartë që dikur është publikuar nga i ndjeri Artan Lame, Berisha deklaroi se pasi Lame e bëri publike, Rama e shkarkoi menjëherë. Po sipas asaj që pretendon Berisha, pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar, ndërsa thekson se “toka ndodhet në kufij me tokën e pretenduar nga Edi Rama”. “Pra e shihni Artan Lame publikon hartën, i cili ka meritën që nuk e regjistroi kurrë tokën e pretenduar nga Edi Rama, Olsi Rama, mamaja e tyre e...
Burimi:
sot.com.al