Seanca martonë në Kuvend, senaca mbyll pas më shumë se 10 orës debate
Socialisti Erion Braçe i bëri opozitën mazhorancës gjatë mbrëmjes, në seancën maratonë të së enjtes, ku vuri përballë në interpelancë dy ministra. Ai e nisi me zemërim për mungesën e ministrit të Bujqësisë, në interpelancën e kërkuar prej tij për shëndetin e kafshëve. Përballjen për këtë shqetësim, Braçe e zhvilloi me ministrin e Pushtetit Vendor, Ervin Demo, por nuk i kurseu sulmet ndaj Andis Sallës të Bujqësisë. Më pas, radhën për t’u përballur me deputetin socialist e pati ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ku shqetësimi ishte për zjarrfikësit. Interpelancat në Kuvend vijuan gjatë mbrëmjes, ku kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u përplas me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, për çështjen e pronave në Rrjoll. Kriza e çmimeve vuri në përballjen e të enjtes edhe në ministren...
Burimi:
top-channel.tv