Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik por siç i takon një lideri

Samiti i NATO-s/ Ilir Kulla: Rama nuk u prit si njeri periferik por siç i takon një lideri

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ka komentuar pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s në Ankara, duke hedhur poshtë interpretimet se pozicionimi i kryeministrit Edi Rama gjatë aktivitetit lidhej me një ftohje të marrëdhënieve me presidentin turk, Rexhep Tayip Erdogan. I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, Kulla tha se vendi i delegacionit shqiptar në samit ishte në përputhje me peshën që Shqipëria ka brenda Aleancës. Sipas tij, Shqipëria është një nga vendet më të vogla anëtare të NATO-s dhe nuk ka arsye të pritet një trajtim i ndryshëm nga ai që parashikon protokolli.Eksperti i sigurisë theksoi se marrëdhëniet personale mes liderëve nuk ndikojnë në renditjen apo trajtimin zyrtar gjatë samiteve të NATO-s, duke shtuar se roli i një shteti në Aleancë përcaktohet nga pesha...