Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar
Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, kritikoi Samitin e Diasporës, duke theksuar se “pati shumë hartime, shumë sllogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë”. “Po ta shikosh, deri diku, i gjithë zëri joqeveritar në Shqipëri nuk ishte i përfaqësuar. Nuk po flas për opozitën, por për zërin joqeveritar. Pati shumë hartime, shumë sllogane, shumë fjalime të dëgjuara dhjetëra herë që mund t’i shkojnë një aktori, mund t’i shkojnë një sportisti, një turisti, por nuk i shkojnë një shtetari. Shtetari flet me pika. Angazhimi në samitin e parë ka qenë abetarja dhe furnizimi me bazën e arsimit shqip, gjë që s’ka ndodhur; ka qenë regjistrimi i shqiptarëve në botë, krijimi i regjistrit për shqiptarë në botë,...
Burimi:
javanews.al