Samiti i Diasporës, Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

Samiti i Diasporës, Hita: Siguria është pasaporta e Policisë për miliona turistë dhe vizitorë

Drejtori i Policisë Skënder Hita, në fjalën e tij sot në 16 prill në Samitin e Diasporës, deklaroi se institucioni i Policisë së Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar që të jetë një institucion i pavarur, profesional dhe transparent. Hita u shpreh se Policia është në shërbim jo vetëm të qytetarëve që jetojnë në Republikën e Shqiëprisë, por edhe atyre që vizitojnë vendin tonë, qofshin këta shqiptarë apo të huaj. “Investimet në teknologji, rritja e kapaciteteve në burime njerëzore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllat mbi të cilat po ndërtojmë këtë transformim. Policia e Shtetit është një nga kontaktet dhe impaktet e para për këdo që hyn në Shqipëri, qoftë turist, investitor apo pjesë e diasporës. Për...