“Salianji hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

“Salianji hante dreka darka me ata që unë i godisja më shumë”, Berisha sulmon ‘tradhtarët’ e PD: Rama e kapi për fyti Bashën, kishte dy dosje

Nga Dibra Sali Berisha ka sulmuar ata që i quan ‘tradhtarë’ të PD, Ervin Salianjin dhe Lulzim Bashën. Para demokratëve ai sërish tregoi “rrugëtimin e vetëpërjashtimit” siç e quan ai të Salianjit nga PD, duke kujtuar historitë që nga fillimi i burgosjes së tij, si i dënuar politik, e te “drekat e darkat me njerëzit që sulmoja më shumë”, thotë Berisha. “I shkova dhe në burg, pa diskutim. Jepja porosi edhe miqve të tjerë që të shkojnë dhe ta takojnë. Unë kam një ligj të hekurt që nuk e shkel kurrë. Kurrë nuk nisem nga mosbesimi dhe nga paragjykimi. Unë nisem nga besimi. I them do të të kooptojmë në Kryesi. Më thotë nuk duhet të behën zgjedhje në parti sepse në kohë diktaturë nuk...