Salianji dorëzon kandidaturën për kreun e PD, prezanton platformën me 10 pika

Salianji dorëzon kandidaturën për kreun e PD, prezanton platformën me 10 pika

Ervin Salianji TIRANË-Ervin Salianji ka depozituar pranë selisë së Partisë Demokratike kandidaturën e tij për drejtimin e forcës politike, në një proces që përfundon këtë mesditë. Dokumentacioni është dorëzuar përmes një personi të autorizuar, ndërsa ai ka shoqëruar garën edhe me një platformë të detajuar politike dhe organizative për të ardhmen e PD-së. Salianji ka hartuar dhe një platformë për drejtimin dhe bërjen e PD-së, fituese sipas tij. Ish-deputeti vlerëson edhe Berishën, ku shprehet se “meritat duhet t’i njihen përjetësisht”, por njëkohësisht shton se koha e tij në drejtimin aktiv politik ka përfunduar.  Salianji propozon: -zgjedhjen e kryetarit me parimin një anëtar një votë-kufizim mandatesh në drejtimin e partisë-hapje të listave të kandidatëve për deputetë-përfaqësim të detyruar për gra, të rinj dhe diasporën-rritje të rolit të...