“Rruga për në ferr…”, Rama sulmon protestuesit: “Flamingot” nuk duan të dëgjojnë fakte, bëhen vegla të sorrave
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit duke u shprehur se edhe ata të cilët dolën në protestë në mbrojtje të natyrës, nuk dëgjojnë të dëgjojnë të vërtetat dhe faktet. “Problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar”, shkruan ai. Postimi i plotë: RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj. Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e...
Burimi:
sot.com.al