Rrjolli dhe Zvërneci, rrëzohet kërkesa e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Po censuroni opozitën
Kërkesa e deputetit Erald Kapri për zhvillimin e një interpelance me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, lidhur me protestat e Rrjollit dhe Zvërnecit, u rrëzua në seancën plenare të ditës së sotme. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, argumentoi se temat e ngritura kanë qenë pjesë e rendit të ditës në seancat e mëparshme dhe janë diskutuar tashmë me ministrin Lamallari, ndaj nuk përbëjnë më objekt për një interpelancë të re. Vendimi u kundërshtua nga Kapri, i cili e cilësoi refuzimin si një akt censurë ndaj opozitës. Deputeti akuzoi ministrin e Brendshëm për mosveprim ndaj problematikave në Policinë e Shtetit dhe ngriti shqetësime për ngjarjet në Zvërnec dhe Rrjoll. “Si mund të ndaloni një deputet të flasë për një çështje që është miratuar? Nuk është parlament...
Burimi:
vizionplus.tv