Rritje page për gjyqtarët e prokurorët, PS, projektligj të ri në zbatim të vendimit të Kushtetueses
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligjin për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëronte Parlamentin të rriste pagat e magjistratëve. Drafti mban firmën e deputetëve Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli dhe parashikon rritjen e koeficientit të pagës referuese bazë nga 0.36, që ishte, në 0.38 të pagës së Presidentit të Republikës. Sipas këtij parashikimi, gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë dhe të apelit do t’u rritet koeficienti i pagës me 0.02. Nga ana tjetër, projektligji parashikon një shtesë page për vështirësi në punë, në masën 80%, për prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e posaçëm, si dhe për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm përfitojnë...
Burimi:
vizionplus.tv