Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Miliarderëve që mbushin jahtet ia shesin me 50 lekë, fermerëve me 230 lekë!

Rritja e çmimit të naftës, Berisha: Miliarderëve që mbushin jahtet ia shesin me 50 lekë, fermerëve me 230 lekë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka denoncuar çmimin e lartë të naftës në Shqipëri. Berisha u shpreh se nafta në vendin tonë shitet më shtrenjtë për shkak të taksimit të lartë, duke e krahasuar me vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Sipas tij në Shqipëri fermerët përballen me çmime të larta, ndërsa qeveria favorizon miliarderët, që siç tha ai, mbushin jahtet me naftë me një çmim prej 50 lekë litrin. “Sot nafta shitet më shtrenjtë, e gjitha kjo sepse tatohet dy herë më shumë se në Maqedoni, se në Kosovë dhe se në shumicën e vendeve të tjera në botë. Nëse vendet e tjera për naftën kompensojnë të paktën nga 50-100% të saj për...