DUMA ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT NGA PD-JA

DUMA ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT NGA PD-JA

Moderatorja  e “Top Story”, Grida Duma, ka rrëfyer detajet e vendimit për t’u larguar nga Partia Demokratike, duke e lidhur atë me krizën e brendshme që, sipas saj, u shkaktua nga drejtimi dhe përplasjet e Sali Berishës, të cilat çuan në humbjen e kohezionit dhe identitetit politik të forcës. Duma u shpreh se momenti kur vendosi të largohej erdhi pasi bindja e saj se PD kishte humbur arsyen pse bënte politikë ishte bërë e plotë. “Për mua në ato çaste humbi plotësisht të bërit politikë, në një grupim politik i cili kishte humbur kohezionin, shumësinë dhe qartësinë e vet. Kanë qenë zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, dhe kam pasur një protagonist të PD-së në emision, i cili më tha: “Si ta bënim PD-në?...