Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën
Deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, u paraqit pasditen e sotme (20 maj) në institucionin e Prokurorisë së Posaçme. Me një çantë në dorë ai është shfaqur para godinës duke komunikuar me punonjësit në hyrje që e kanë orientuar më tej për veprimet e rastit dhe ka hyrë brenda ambienteve të SPAK, ku qëndroi për gati 2 orë. Pas daljes, Peçi duket se u ngatërrua fillimisht te dera e jashtme e SPAK, duke ironizuar: Pse e paskeni bërë si burg? Për gazetarët jashtë ambienteve të Prokurorisë, deputeti socialist nuk dha shumë sqarime, majde teksa u pyet pse hera e dytë në SPAK, u përgjigj po me ironi: “E treta, e katërta…”. Duke lënë të nënkuptohet se do paraqitet sërish në SPAK. Sakaq, u...
Burimi:
javanews.al