Rreth 11 mijë aplikime për Skemën Kombëtare, Salla: Do mbështesim çdo fermer që plotëson kriteret
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi sot një vizitë në AgroPikën e Lushnjës, ku fermerët po marrin asistencë për aplikimin në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Gjatë vizitës, i shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, dhe Zëvendësministri Dhimitër Kote, ministri bëri të ditur se vetëm në katër ditët e para të aplikimeve janë regjistruar mbi 10,500 aplikime në rang vendi, duke konfirmuar interesin e lartë të fermerëve për masat mbështetëse të këtij viti. “Fermerët kanë qenë të përgatitur, sepse skema është ndërtuar pas konsultimeve të drejtpërdrejta me ta. Kjo reflektohet edhe në interesin e lartë që po shohim në ditët e para të aplikimeve”, u shpreh ministri. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri Salla evidentoi ndryshimet kryesore të...
Burimi:
javanews.al