Rrëshqitja e dherave në zonën e Currilave, kryebashkiakja Sako: Nevojitet projekt i detajuar për stabilizimin e kodrës
Rrëshqitjet e vazhdueshme të kodrës në zonën e Currilave, ku pak ditë më pare detyroi banorët e një pallati të largoheshin nga banesat e tyre, kanë rikthyer shqetësimin për sigurinë e zonës dhe nevojën për një zgjidhje afatgjatë. Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, deklaroi se stabilizimi i kodrës kërkon një projekt të detajuar teknik dhe një investim të konsiderueshëm financiar, i cili tejkalon mundësitë e buxhetit të Bashkisë. “Do të jetë një projekt shumë i rëndësishëm, një projekt i cili do të ketë një vlerë të madhe dhe nuk besoj që do të mbulohet dot nga bashkia. Do të kërkojmë mbështetje dhe në fondet ndërkombëtare sepse ka mundësi financimi besoj dhe nëpërmjet fondeve të Bashkimit Europian për çështjet e mjedisit”, tha Sako. Sako bëri të...
Burimi:
javanews.al