Rregullatori në KQZ miraton rregullat për referendumin, 12 persona për grupin nismëtar, ndalohet çdo lloj presioni…
Procedura për referendumet është duke marrë formë të paktën në Komisionin Rregullator të KQZ. Rregullatori ka miratuar projektvendimin që përcakton rregullat dhe procedurat për mbledhjen, administrimin dhe verifikimin e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumeve në Shqipëri. Vendimi synon të unifikojë procedurat për grupet nismëtare dhe administrimin e procesit nga KQZ-ja. Sipas projektvendimit, një nismë për referendum mund të nisë vetëm pasi KQZ të regjistrojë grupin nismëtar, i cili duhet të përbëhet nga të paktën 12 persona me të drejtë vote. Nënshkrimet mund të mblidhen nga anëtarët e grupit ose persona të autorizuar prej tyre, ndërsa ndalohet çdo formë presioni, premtimi për përfitime apo ndikimi i padrejtë ndaj qytetarëve për të firmosur. Çdo zgjedhës mund të mbështesë vetëm një herë të njëjtën nismë referendare. Projektvendimi parashikon...
Burimi:
sot.com.al