Rregulla të reja për të huajt, ja si do të funksionojë lëshimi i vizave nga MEPJ, ajo e Brendshme dhe SHISH
Qeveria shqiptare ka përditësuar dhe forcuar rregullat për hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë. Përmes Udhëzimit të Përbashkët, të firmosur nga Ministri i Brendshëm, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) si dhe Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), janë përcaktuar procedurat e reja, afatet dhe mekanizmat e kontrollit për lëshimin e vizave pullë dhe atyre elektronike. Ky dokument shfuqizon udhëzimin e vitit 2022 dhe synon një harmonizim më të thellë ndërinstitucional, duke u mbështetur fuqimisht te digjitalizimi përmes platformave e-visa.al dhe e-Albania. Konfidencialitet i plotë dhe ndalim i ndërhyrjeve Një nga pikat më të rëndësishme të udhëzimit të ri është ashpërsimi i rregullave të sigurisë gjatë fazës së shqyrtimit të aplikimeve. Për të shmangur çdo lloj...
Burimi:
javanews.al