Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga Partia e Punës te PS-ja

Rrëfimi i ish-deputetit në QUO VADIS: Si kalova nga Partia e Punës te PS-ja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Enver Reçi ka rrëfyer në studion e QUO VADIS momentet e para të angazhimit të tij në Partinë Socialiste, pas largimit nga Partia e Punës. Ai kujtoi edhe periudhën kur u largua nga drejtimi i Ndërmarrjes Energjetike të Tiranës pas zbatimit të “Nenit 24”. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si ishte kalimi, vajtja juaj tek Partia Socialiste? Enver Reçi: Unë kam qenë anëtarë i Partisë së Punës. Kur u themelua PS-ja, kam qenë drejtor i Ndërmarrjes Energjetike të Tiranës. Ndërmarrja fillonte e mbaronte në Mirditë. Kishte gjithë nënstacionet, linjat e tensionit të lartë, hidrocentralin e Lanabregasit lart, fabrikën e briketit në Kombinat dhe TEC-in e Kombinatit, me shumë probleme e shumë halle. Sidomos TEC-i, i cili ishte ndërtuar që në vitet ’50...