Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

Ristrukturimi i qeverisë maqedonase, nis takimi mes kryeministrit Mickoski dhe shqiptarëve të VLEN

Ka nisur pasditen e sotme takimi mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe drejtuesve të koalicionit shqiptar VLEN, ku në fokus është ristrukturimi i qeverisë. Sipas mediave vendase, një nga çështjet kryesore që po diskutohet është statusi i ministrit Fatmir Limani, largimin e të cilit e kërkojnë përfaqësues të VLEN-it. Në takim po shqyrtohen gjithashtu rezultatet e dy viteve të para të qeverisjes, si dhe prioritetet dhe sfidat që e presin ekzekutivin në periudhën e ardhshme. Ndërkohë, për nesër është paralajmëruar edhe një takim i Mickoskit me përfaqësuesit e ZNAM-it, ku pritet të diskutohen çështje që lidhen me funksionimin dhe përbërjen e qeverisë.