Rishkruhet harta vendore e Shqipërisë, Rama nis lëvizjen për shkrirjen e bashkive, takon në selinë rozë drejtuesit…
Kryeministrit Edi Rama mblodhi dje në një takim në selinë rozë drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, ku mësohet se në fokus të diskutimeve ishte ndarja e re territoriale. Teksa opozita ka dalë kundër, duket se socialistët nuk heqin dorë nga objektivi për uljen e numrit të bashkive. Mësohet se raporti i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili nuk u bë publik gjatë seancës me tensione në Kuvend të enjten, iu paraqit drejtuesve socialistë në selinë rozë. Projekti i ri i paraqitur nga Mazniku parashikon që numri i bashkive të mos i kalojë 50, nga 61 që janë aktualisht. Ndërsa projektligji pritet të depozitohet në Kuvend brenda muajit korrik, pasi më parë të miratohet me votat e deputetëve socialistë në Komisionin...
Burimi:
sot.com.al