Rishkruhet harta e Shqipërisë? Rama nis lëvizjen për shkrirjen e Bashkive

Rishkruhet harta e Shqipërisë? Rama nis lëvizjen për shkrirjen e Bashkive

Kryeministri Edi Rama mbërriti herët në mëngjes në selinë e Partisë Socialiste, ku po zhvillon një takim me drejtuesit politikë të qarqeve. Një nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë reforma territoriale, në kushtet kur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike nuk u arrit një konsensus për të dalë me një raport të përbashkët në parlament. Partia Socialiste ka dorëzuar raportin e saj për reformën territoriale, por pa një konfigurim të ri të hartës territoriale. Raporti nuk u prezantua në seancën plenare të së enjtes për shkak të situatës së krijuar dhe bllokimit të foltores së Kuvendit nga opozita. Sipas gazetares Shehu, socialistët pritet të shfrytëzojnë hapësirën ligjore që i jep të drejtën një deputeti apo një grupi deputetësh për të propozuar ndryshime ligjore,...