Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit, Evropa duhet të ndihmojë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), ku ka mbajtur një fjalë të shkurtër në sesionin plenar të saj. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Rama theksoi se ideja kryesore e takimit është e qartë dhe urgjente, rindërtimi i Ukrainës nuk mund të presë përfundimin e luftës. Rama nënvizoi se ndërsa Ukraina po rindërtohet, ajo njëkohësisht po mbron veten. Rama: Jam i sigurt se kontributi më i mirë që prisni nga unë është një fjalë e shkurtër, dhe këtë do të bëj. Besoj se koncepti i këtij takimi është shumë i thjeshtë; nëse rindërtimi pret derisa të bjerë plumbi i fundit, atëherë do të jetë shumë vonë. Dhe pikërisht për këtë aryse jemi këtu...
Burimi:
vizionplus.tv