Rikthimi i ‘Mamicës’: A po bën Elisa lojën e Edi Ramës?

Rikthimi i ‘Mamicës’: A po bën Elisa lojën e Edi Ramës?

Elisa Spiropali e depozitoi platformën e saj shumë kohë pasi Edi Rama deklaroi publikisht se e priste me padurim atë dokument. Çka do të thotë se ish-ministrja priti që të kishte disponueshmërinë politike të shefit të saj. Dokumenti që ajo paraqiti nuk është një traktat politik apo një mocion me kushte dhe kërkesa konkrete për një ndryshim të thellë. Ai përbëhet kryesisht nga formulime të përgjithshme, të cilat në thelb flasin për një “reflektim” politik ndaj krizës së krijuar nga protestat. Platforma erdhi pikërisht pasi Edi Rama bëri të ditur se kishte ngritur një ekip që po punonte mbi kërkesat dhe ndjeshmëritë e dala nga protesta, për të ndërtuar një përgjigje politike. Pikërisht në këtë moment “rastisi” që të dilte edhe dokumenti i Elisa Spiropalit....