Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste reagoi pas mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, të zhvilluar në Strasburg, duke deklaruar se deputetët socialistë dhe eurodeputetët votuan pro rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa akuzoi deputetët e Partisë Demokratike se votuan kundër. Sipas PS-së, teksti i rekomandimeve i propozuar nga Sekretariati i Komitetit nuk u amendua nga socialistët, pasi ai mbështetej në dy dokumente themelore: Rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Rezolutën e miratuar me konsensus nga Kuvendi i Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. “Sot në Strasburg në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, deputetët e Partisë Socialiste dhe të gjithë eurodeputetët votojnë pro Rekomandimeve në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, deputetët...
Burimi:
javanews.al