Rezoluta e progresraportit për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësohemi si vend pararojë
Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian, AFET miratoi të martën, me 58 vota pro, tekstin e Rezolutës mbi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e mirëpret këtë zhvillim të rëndësishëm, i cili përbën një vlerësim të qartë dhe të padiskutueshëm të përparimit të qëndrueshëm dhe të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rezoluta përforcon gjetjet e Raportit të Komisionit Evropian, duke ofruar një pasqyrë të plotë, objektive dhe të balancuar mbi ecurinë e procesit të negociatave, thellësinë e reformave të ndërmarra dhe përputhjen e qëndrueshme të politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe me rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Ashtu si...
Burimi:
opinion.al