Paketa e Maleve, Koçiu: 1200 aplikime të miratuara deri më tani
Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka mbajtur një bashkëbisedim me aplikuesit dhe përfituesit në fazën e parë për Bashkinë e Vaut të Dejës. Ajo u shpreh se deri më tani, janë miratuar 1 mijë e 200 aplikime. “Deri më sot, përveç Valit të Dejës, dhe në bashki të tjera, janë miratuar mbi 400 zona zhvillimi, në 52 bashki të vendit. Kemi mbi 1 mijë e 200 aplikime të miratuara deri më tani, çka do të thotë se interesi ka qenë i jashtëzakonshëm”, tha ajo. Koçiu theksoi se Paketa e Maleve synon të përfshijë edhe shqiptarët e diasporës që zotërojnë prona të trashëguara në vend. Në këtë mënyrë krijohen mundësi për t’i zhvilluar ato edhe në rastet kur kanë pasur pengesa për shkak të mungesës së dokumentacionit të pronësisë....
Burimi:
javanews.al