Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare, të mos ketë kah politik

Marrëveshja me SHBA në Kushtetuese, Nufi: Siguria kombëtare, të mos ketë kah politik

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e cilësoi të papranueshëm vendimin e Partisë Demokratike për të dërguar në Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me SHBA për blerjen e pajisjeve ushtarake. Nufi tha se nuk duhet të ketë kah politik kur flitet për çështje të sigurisë kombëtare: “Qëndrimet e PD janë të papranueshme në raport me këtë marrëveshje. Siguria kombëtare nuk është çështje debati politik. Ky nuk është sinjal i mirë, të atakohet një marrëveshje që financon mbrojtjen është e papranueshme. Nuk duhet të këtë krah politik, mesazhi që çojmë është shumë i gabuar. Raporti jonë me SHBA, tregon se Shqipëria është aleat i besueshëm”. Ministri shtoi “nuk është në shkelje të Kushtetutës mënyra si është diskutuar”. “Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë kanë pasur mundësi ta...