‘Nga Beogradi lajmi, Tirana hesht’/ Zhulali: Hoxha të sqarojë marrëveshjen për konsullatën serbe në Shkodër

‘Nga Beogradi lajmi, Tirana hesht’/ Zhulali: Hoxha të sqarojë marrëveshjen për konsullatën serbe në Shkodër

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, ka reaguar në rrjetet e saj sociale mbi lajmet e publikuara nga mediat serbe se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka rënë dakord në parim me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, për hapjen e dy konsullatave, asaj shqiptare në Bujanoc dhe asaj serbe në Shkodër. Zhulali kërkon sqarime urgjente nga ministri Hoxha, duke ngritur pikëpyetje mbi një marrëveshje që, sipas saj, nëse konfirmohet, do të përbënte një zhvillim shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Zhulali thekson se hapja e një konsullate serbe në Shkodër nuk justifikohet nga kriteret diplomatike, ekonomike apo demografike, duke e cilësuar këtë lëvizje si një përpjekje për të krijuar një barazim artificial me shqiptarët e Luginës së Preshevës, të...