Rezoluta e përbashkët me PE, PS-PD pa konsensus, akuza njëra-tjetrës në Strasburg
Në Strasburg, palët PS-PD, nuk kanë gjetur konsesus për rezolutën e përbashkët me Parlamentin Europian. Deklarata e përbashkët e Komitetit (ose Këshillit) të Stabilizim-Asociimit (KSA) është dokumenti zyrtar që miratohet në përfundim të takimeve periodike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ajo përmban vlerësimet për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por nuk ka arritur të miratohet. PD pretendon se PS ka refuzuar të gjitha amendamentet e tyre, por PS thotë se ka miratuar një pjesë të amendamenteve të hartuara prej opozitës. “Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk arriti të miratojë një rezolutë të përbashkët për procesin integrues të Shqipërisë. Arsyeja ishte refuzimi nga përfaqësuesit e mazhorancës i më shumë se 30 amendamenteve të paraqitura nga Partia Demokratike, amendamente që...
Burimi:
vizionplus.tv