Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir
Projekti për ndërtimin e një resorti në Plazhin e Pasqyrave ka krijuar pasiguri për dhjetëra familje që prej vitesh kanë legalizuar banesat dhe bizneset e tyre. Banorët e fshatit Manastir pranë Ksamilit, pretendojnë se një “hartë e kuqe” e cila qarkullon në mënyrë informale, ka bllokuar legalizimet dhe investimet, ndërsa projekti turistik parashikon ndërhyrje që do të rrafshonin një pjesë të konsiderueshme të fshatit. Për më shumë se dy dekada, familja jetoi mes emigracionit në Greqi dhe fshatit Manastir, duke punuar atje për t’i investuar kursimet në biznesin e vogël që sot u siguron të ardhurat kryesore. Pasi Gëzimi u shërben me dashamirësi vizitorëve të huaj që shijojnë të qetë mikpritjen dhe pamjen mbresëlënëse, ai shfaq tensionin dhe pikëpyetjet që e mundojnë mbi të ardhmen...
Burimi:
sot.com.al