Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

Replikat e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama me Reporterët pa Kufij (RSF), pas publikimit të Indeksit të Lirisë së Medias për vitin 2026, shihen nga ekspertët e lirisë së medias si një metodë e përsëritur për të zhvendosur vëmendjen nga shqetësimet reale që lidhen me mjedisin mediatik në Shqipëri. BIRN Pas publikimit të raportit të Reporterëve pa Kufij mbi situatën e lirisë së medias në Shqipëri për vitin 2026, Rama reagoi disa herë në platformën X, duke u përpjekur të kundërshtojë gjetjet e indeksit për mungesën e pluralizmit në mjedisin mediatik shqiptar. Duke iu referuar një platforme monitorimi mediatik të bazuar në inteligjencën artificiale, Rama tha se zërat e opozitës kanë qenë disa herë më të pranishëm në media sesa ata të qeverisë, ndërsa burimet...