Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales, Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar
Me 82 votat kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD që të zgjatej me 3 muaj afati për komisionin e reformës territoriale. Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme, pasi raportet si të opozitës dhe mazhorancës nuk janë diskutuar në komisione. Berisha tha se do të ngrejnë qytetarët në kryengritje. “Në këtë komision është bërë nga pala jonë puna më serioze dhe është konkretizuar në një raport prej 400 e ca faqesh, në përputhje me axhendën e përbashkët janë organizuar dhjetëra konsulta, axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me konsulta të tjera raporti që pretendoni të paraqisni sot është i paligjshëm. Nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe në praktikën dhjetëra vjeçare komisionet bipartizan...
Burimi:
sot.com.al