Refuzimi i PS për shqyrtimin e 4 projektligjeve të kërkuara nga protestuesit, PD bojkoton seancën parlamentare
PD ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte. Shkak sipas PD, është bërë refuzimi me forcën e kartonëve nga ana e mazhorancës për shqyrtimin e 4 projektligjeve të depozituara nga opozita në Kuvend. Vendimi është marrë nga grupi parlamentar i PD pak para nisjes së punimeve të Kuvendit. Deklarata: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve. Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë...
Burimi:
syri.net