Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Reforma territoriale, Zhupa: PD kundër çdo plani për të shkrirë bashkitë e Delvinës dhe Konispolit

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, reagoi sot në lidhje me reformën territoriale, duke theksuar se Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken si bashki. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa theksoi se mazhoranca që hoqi institucionet dhe zhvillimin ekonomik nuk ka të drejtë t’u heqë edhe emrin nga harta e Shqipërisë. “Kjo nuk është reformë administrative. Kjo është politika e shpopullimit e kthyer në ligj”, shkruan Zhupa. Zhupa shtoi se, heqja e statusit të bashkive nuk është reformë, por është centralizim. “Është largim i shërbimeve nga qytetarët, dobësim i përfaqësimit lokal dhe braktisje e zonave që kanë nevojë për më shumë investime, jo për më pak zë”, theksoi ajo. Sipas saj, Delvina dhe Konispoli nuk janë thjesht bashki në hartë, por janë pjesë...