Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale. Por, sipas burimeve gazetaren e Euronews, Enkelejda Mema, kjo çështje pritet të shtyhet për një seancë tjetër plenare për shkak se seanca e së hënës u ndërpre dhe çështjet e mbetura në rend dite të saj janë spostuar për t’u shqyrtuar në seancën e së enjtes. Sipas burimeve, të enjten paradite pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë për datën e zhvillimit të kësaj seance, ndërsa si datë më e mundshme po diskutohet 27 korriku. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, të dyja forcat politike, PS dhe PD, po përgatisin...