Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Erion Malaj, deputet i Partisë Socialiste, deklaroi se mazhoranca do e çojë përpara Reformën Territoriale, edhe nëse nuk arrihet konsensusi me opozitën. “Mendoj që konsensusi do të ishte rruga e duhur dhe më e mira. Ne si forcë politike duhet ta çojmë përpara këtë reformë, por patjetër që duhet shfrytëzuar në çdo cep mundësia e të pasurit konsensus. Bëhet fjalë për një reformë që bëhet nga njerëz politikë dhe që në fund shikojnë interesat e partisë së tyre. Në rastin konkret, unë mendoj që kur arritëm te numri i bashkive, për arsye politike nuk po gjehet ky konsensus. Është e nevojshme kjo si reformë, ashtu siç është edhe Reforma Zgjedhore. Të vetmin rast ku kam parë konsensus ka qenë dita e rezolutës së përbashkët në...