Reforma Territoriale/ Berisha kundërshton propozimin e PS: Rama po zbraz Shqipërinë

Reforma Territoriale/ Berisha kundërshton propozimin e PS: Rama po zbraz Shqipërinë

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zbraz Shqipërinë përmes reformës territoriale të propozuar nga PS. Plani i dëbimit tha Berisha ka filluar që në 2014 kur u miratua reforma e mëparshme e ndarjes administrative. “Çfarë po ndodh? Po ndodh boshatisja e pamëshirë e Shqipërisë nga shqiptarët. Vetëm për këtë, gjenocid të butë, gjenocid të krijuar për kushtet e kalkuluara. U hoqi shërbimet, komunat, u hoqi investimet, hoqi mbështetjen për bujqësinë, përgjysmoi ndihmën ekonomike. Kurrë ky komb nuk ka humbur në 10 vite, siç ka humbur nga viti 2015 në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit, sipas Eurostat, 1 milion e 99 mijë shqiptarë”, tha Berisha. Lideri demokrat ftoi të vetët t’i bashkohen protestës së 1 gushtit. “As temperaturat e larta, as...