Reforma Territoriale/ Banorët e Dimalit dalin sërish në protestë kundër bashkimit me Bashkinë Berat
Banorët e Dimalit kanë zhvilluar sërish protestë kundër reformës territoriale që parashikon bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë Berat. Protestuesit kundërshtojne vendimin për ndryshimin e ndarjes administrative, duke kërkuar që Dimalit t’i ruhet statusi i bashkisë më vete. Ata kanë shprehur shqetësimin se bashkimi me Beratin do të ndikojë në shërbimet ndaj qytetarëve dhe në zhvillimin e zonës. Reforma territoriale, e cila parashikon riorganizimin e njësive vendore, ka sjellë reagime edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitete të ndryshme kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara.
Burimi:
sot.com.al