Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë braktisjen totale të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha. Në një reagim në rrjete sociale, Salianji e cilësoi procesin një farsë për uzurpimin e PD-së, ndërsa pretendoi se pjesëmarrja reale në degët kryesore të partisë ka qenë shumë e ulët krahasuar me shifrat e deklaruara nga selia blu. Sipas tij, deri në përfundim të votimit në orën 18:00, në degët qendër qarku kishin marrë pjesë vetëm 3885 votues. Salianji akuzoi drejtuesit e PD-së për manipulim të procesit dhe ironizoi vendimin për shtyrjen e orarit të votimit. “Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në. Demokratët e përbuzën dhe poshtëruan këtë provokim për gjasme zgjedhje. Teatri...
Burimi:
sot.com.al