Referendumi për Berishën në Partinë Demokratike, mbyllet procesi i votimit në të gjitha vendin, nis numërimi

Referendumi për Berishën në Partinë Demokratike, mbyllet procesi i votimit në të gjitha vendin, nis numërimi

Ka përfunduar procesi i votimit në të gjithë degët e PD në vend për zgjedhjen e kreut të PD, teksa ka nisur numërimi i fletëve. Procesi është mbyllur në orën 19:00, pasi më parë u njoftua se në disa degë ku kishte ende votues demokratë, do të shtyhej me një orë. Deputeti Ivi Kaso njoftoi se procesi u shty edhe për një orë në degët e mëdha, ku ende nuk kishin shkuar të votojnë të gjithë anëtarët. Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe u njoftua se do të mbyllej në orën 18:00. Megjithatë siç njoftoi Ivi Kaso, ky orar është shtyrë për disa degë të mëdha dhe se votimi do të mbyllet në orën 19:00. “Jam këtu përpara jush për të ndarë një komunikim...