Referendumi në PD, Salianji: Proces i turpshëm, Berisha manipuloi pjesëmarrjen
Një proces të turpshëm i quan ish-deputeti Ervin Salianji referendumin në PD, që rikonfirmuan Sali Berishën sërish në krye të partisë. Salianji e quan procesin farsë dhe thotë se Berisha shkeli standardet më bazike të partisë. Sipas tij janë manipuluar shifrat e pjesëmarrjes dhe në proces kanë marrë pjesë vetëm 5 mijë anëtarë, jo 39 441 sa ka pretenduar PD. “Problemi në këtë rast nuk është vetëm një individ, jemi 36 vite pas rënies së diktaturës. Ka një brez tjetër, mendësi tjetër dhe përpjekja ime ka qenë që të shembim një model politik që është instaluar dhe po vazhdon të qëndrojë me forcë, ku nuk ka qarkullim elitash. Kemi nevojë për një PD ku zbatohen rregullat, ku gara është reale dhe ku askush nuk është mbi...
Burimi:
opinion.al