Reagon Berisha: DASH hoqi ‘non gratën’ ndaj meje dhe familjarëve të mi

Reagon Berisha: DASH hoqi ‘non gratën’ ndaj meje dhe familjarëve të mi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka një tjetër reagim sa i takon heqjes së “non gratës” nga Shtetet e Bashkuara. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka hequr atë sanksion për të dhe familjarët e tij, duke e cilësuar një korrigjim të një vendimi të padrejtë të marrë më herët. Falenderon administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Sekretarin Marco Rubio. “Të dashur miq! Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje...