7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

Pas 7 orësh përballje të pandërprerë me flakët, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë plotësisht një zjarr të përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës një sipërfaqe me pyje dhe shkurre në territorin ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq. Alarmi është dhënë në orën 22:38, pas njoftimit të një qytetari për rënien e zjarrit në zonën e pyllëzuar. Menjëherë drejt vendngjarjes u nisën dy grupe shërbimi të MZSH-së Gjirokastër. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit u përballën me një situatë të vështirë. Flakët ishin përhapur në tre vatra aktive, të shtrira në dy kodra të ndryshme, ndërsa terreni i thyer malor dhe bimësia e dendur e bënin të pamundur ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse. Përballë kësaj situate, në operacion u angazhua i gjithë efektivi zjarrfikës. Ndërhyrja u krye...