‘Duket sikur është vullkan…’, aktivistja Mema: Është Kruja që po digjet e banorë që evakuohen
Aktivistja dhe blogerja e njohur ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në Krujë, situatë e cila ka sjellë edhe evakuimin e banorëve në disa lagje. Përmes një video-mesazhi nga terreni, e përlotur aktvistja Mema bën përgjegjëse qeverinë për situatën apokaliptike në vendlindjen e saj. ‘Duket sikur është vullkan, por është Kruja në këtë moment, po evajuohen banorët. Kjo është neglizhenca jonë gjatë ditës, qyteti ku unë jam rritur…’, shprehet e përlotur në video-mesazhin e mbrëmjes së kaluar, Dorina Mema. Sakaq këtë të dielë, forcat zjarrfikëse në terren, sikurse ushtria, policia, banorët dhe ndërhyrja nga ajri po përpiqen të shuajnë flakët që kërcënojnë qytetin e historik.
Burimi:
syri.net