Shumica gra e fëmijë, 19 trupa pa jetë nxirren nga rrënojat e një ndërtese në Gaza
Nëntëmbëdhjetë trupa, shumica gra dhe fëmijë, janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese banimi të shkatërruar në qytetin e Gazës, njoftoi Mbrojtja Civile e Gazës. Operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi të shtunën, pas katër ditësh punë të pandërprerë në ndërtesën “Karam”, në pjesën perëndimore të qytetit. Ekipet e Mbrojtjes Civile dhe mjekët e specializuar kanë punuar kryesisht me mjete rudimentare dhe me forcë manuale, për shkak të mungesës së pajisjeve të rënda të nevojshme për zhvendosjen e blloqeve të mëdha të betonit. Mohammed Abu Dan, i cili mbikëqyr operacionet e nxjerrjes së trupave, tha se puna në këtë objekt kishte përfunduar dhe ekipet do të zhvendoseshin në një tjetër zonë të qytetit të Gazës për të vijuar kërkimet nën rrënoja. Autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë paralajmëruar...
Burimi:
javanews.al