Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të rinjve në Korçë që përfundoi në tragjedi! Autori: Zuko më ngacmoi të dashurën

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të rinjve në Korçë që përfundoi në tragjedi! Autori: Zuko më ngacmoi të dashurën

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Kristjan Sterjo, autori i dyshuar i ngjarjes,  ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor, duke folur edhe për konfliktin që parapriu ngjarjen. Sipas dëshmisë së tij, përplasja me 20-vjeçarin lidhej me disa episode të mëparshme mes tyre. Një prej shkaqeve që dyshohet se ndikoi në përshkallëzimin e konfliktit ka qenë pretendimi i Sterjos se viktima kishte ngacmuar të dashurën e tij. Megjithatë, hetuesit po marrin në konsideratë edhe episode të tjera të konfliktit mes dy të rinjve. Sipas të dhënave paraprake, ata kishin pasur debate disa ditë përpara ngjarjes, ndërsa përplasjet dyshohet se kishin nisur edhe për pretendime lidhur me atë se kush konsiderohej “më i forti” në lagje....