Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!
Administrata amerikane i ka paraqitur Kongresit raportin e ri për Ballkanin Perëndimor, një dokument strategjik prej shtatë faqesh që shpjegon qartë se si Amerika e sheh rajonin tonë, cilat janë prioritetet amerikane dhe pse Ballkani vazhdon të konsiderohet i rëndësishëm për Uashingtonin. Epoka e ndërtimit të shteteve ka mbaruar Në raport Ballkani nuk shihet më si një projekt “shpëtimi” nga SHBA, por si një rajon ku Amerika kërkon stabilitet, ndikim strategjik dhe përfitime ekonomike. “Promovimi i stabilitetit dhe avancimi i interesave ekonomike amerikane në Ballkanin Perëndimor e bën SHBA-në më të sigurt, më të fortë dhe më të begatë. Administrata po ndjek një politikë të orientuar drejt së ardhmes në rajon, të fokusuar tek zgjerimi i partneriteteve, kundërshtimi i kërcënimeve që prekin SHBA-në dhe stabilitetin...
Burimi:
javanews.al