Raporti i PE, Bardhi: Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut, njollë turpi për Shqipërinë

Raporti i PE, Bardhi: Zgjedhjet e 11 majit dhe mbrojtja e Ballukut, njollë turpi për Shqipërinë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë konfirmoi edhe njëherë se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shprehet se raporti tregoi se zgjedhjet parlamentare të 11 majit, që Partia Demokratike i cilëson farsë elektorale, si dhe mbrojtja politike që socialistët i kanë bërë ish zevendës kryeministres Belinda Balluku janë një njollë turpi. “Dje Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi edhe njëherë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon vetëm përmes luftës reale ndaj korrupsionit qeveritar dhe garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.”, tha Bardhi. Ai shprehet se për të adresuar...