Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Aktivitetit të Licencuar dhe të Lejuar të Bimës së Cannabis-it”, duke zyrtarizuar ngritjen e një sistemi digjital me kontroll të rreptë dhe gjurmueshmëri të plotë për të gjithë zinxhirin e kultivimit dhe përpunimit për qëllime mjekësore e industriale. Vendimi, i propozuar nga ministrat e Shëndetësisë, Bujqësisë dhe Punëve të Brendshme, mbështetet në ligjin e vitit 2023 për kontrollin e kanabisit dhe ngarkon Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it (AKKC) si institucionin administrues, në bashkëpunim me AKSHI-n për aspektet teknike. Digjitalizim i çdo faze dhe integrimi me bazat kombëtare Regjistri i ri do të ruajë elektronikisht të gjitha të dhënat që nga kërkesat e para për licencim e leje, e deri...