‘Territorialja’, Partia Demokratike prezanton draftin e propozimit: 100 bashki dhe 6 rajone

‘Territorialja’, Partia Demokratike prezanton draftin e propozimit: 100 bashki dhe 6 rajone

Pas propozimit të PS për ndarjen e re territoriale, edhe Partia Demokratike ka ndarë draftin e saj ku propozohet një ndarje me 100 bashki dhe 6 rajone. Drafti u është shpërndarë deputetëve të PD, nga bashkëkryetari i Komisionit Luciano Boçi. “Të nderuar deputetë me miratim të Kryetarit të PD dhe të Kryetarit të grupit ju përcjell listën e bashkive (100) të paraqitur në raport nga ekspertët tane. Secili mund të bëjë më pas prononcimin e vet. Falënderime!” – thuhet në mesazhin e Boçit drejtuar deputetëve të PD. Rajonet janë Shkodër, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat dhe Vlorë-Gjirokastër.